Aksident mes një veture e motoçiklete në Vitomiricë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova për Klankosova.tv.

The post Aksident mes një veture e motoçiklete në Vitomiricë, lëndohet një person appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news