Po shkëlqen në Botëror, Atl Madrid gati 50 mln euro për shërbimet e Balogunit

Folarin Balogun është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos pas shpërthimit në Botërorin 2026 me ShBA-në dhe sezonit të shkëlqyer me Monacon, ku shënoi 19 gola.

​Atletico Madridi po monitoron me kujdes 24-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga Diego Simeone për shkak të shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së tij.

Klubi spanjoll është gati të ofrojë rreth 50 milionë euro, por operacioni mbetet i ndërlikuar. Monaco e ka lojtarin nën kontratë deri në vitin 2028 dhe çmimi i tij mund të rritet akoma më shumë nëse në garë futen edhe klubet e Premier Ligës.

Latest news
Related news