Një person mbeti i vdekur kur dy trena mallrash mw Mynih u përplasën, duke shkaktuar që dy prej vagonëve të dilnin nga shinat dhe të binin nga një urë hekurudhore, tha policia të shtunën.
Sipas një zëdhënëseje të policisë në vendngjarje, dy trena mallrash u përplasën gjatë natës ndërsa manovronin në urë. Përplasja shkaktoi daljen e njërit prej trenave nga shinat, duke rezultuar në rënien e dy vagonëve nga ura, shkruan Anadolu, raporton klankosova.tv.
Njëra anë e dy vagonëve u ndal krah për krah në një rrugë, ndërsa ana tjetër mbeti në urë.
Përpjekjet për nxjerrjen e vagonëve të trenit filluan në mëngjes, ndërsa vendi i aksidentit në rrethin Milbertshofen mund të mbetet i mbyllur deri të dielën.
Sipas raportit të policisë, nuk kishte rrezik për publikun.
Shumë pyetje në lidhje me aksidentin mbetën pa përgjigje deri në mëngjesin e sotëm. Ndër të tjera, është e paqartë pse trenat u përplasën gjatë operacioneve të manovrimit. Shkalla e dëmit gjithashtu nuk mund të vlerësohet ende.



