Mesfushori brazilian Casemiro është shumë pranë transferimit te Inter Miami CF, sipas gazetarit të njohur të merkatos Fabrizio Romano.
Romano ka konfirmuar marrëveshjen me formulën e tij të famshme “Here we go”, duke bërë të ditur se palët kanë arritur marrëveshje të plotë dhe tashmë mbetet vetëm nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi nga klubi amerikan, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në vendimin e Casemiros është mundësia për të luajtur përkrah Lionel Messit, braziliani e sheh kalimin në MLS si një sfidë të re në karrierën e tij.
Ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United pritet t’i shtojë përvojë dhe cilësi mesfushës së Inter Miamit, që vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese rreth Messit.



