Shpërndarja e Testit të Maturës nëpër grupe, çfarë thonë nga MASHT-i? (VIDEO)

Sot mbi 19 mijë nxënës i janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore, ndërsa vetëm gjashtë minuta pas nisjes së tij, fotografi të pyetjeve kanë filluar të qarkullojnë në grupe të ndryshme në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë çështje ka folur në emisionin “Info Magazine” Fatmir Elezi nga MASHT, i cili tha se deri më tani ministria nuk ka pranuar informacione për shkelje të rregullave nga administratorët e testit.

“Nxënësit e dinë që telefoni është i ndaluar në sallën e testimit. Nëse kanë telefon, komisioneri ose administratori nuk kanë të drejtë të kontrollojnë nëse e kanë përdorur apo jo. Vetëm posedimi i telefonit është arsye për largim nga testimi. Nëse janë kapur duke e përdorur telefonin apo vetëm duke e poseduar, këtë do ta dimë pas leximit të raporteve nga administratorët dhe komisionerët”, tha Elezi.

Ai shtoi se MASHT-i ende nuk ka ndërmarrë masa, pasi nuk i ka pranuar raportet e plota nga terreni.

“Ende nuk kemi masa, sepse nuk i kemi raportet komplete dhe nuk kemi ndonjë informacion për shkelje të rregullave nga administratorët, të paktën përmes telefonatave që kemi zhvilluar deri tani”, deklaroi Elezi në Klan Kosova.

Latest news
Related news