“Dhuratë nga Katari” Trump prezanton aeroplanin e ri presidencial

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka prezantuar avionin e ri presidencial, një Boeing 747 luksoz i dhuruar nga Katari, i cili do të shërbejë përkohësisht si “Air Force One”.

Aeroplani u shfaq gjatë një ceremonie të mbajtur në bazën ajrore Joint Base Andreës në Maryland.

Trump e ka përshkruar avionin si një nga më luksozët në botë, duke shprehur mirënjohje ndaj Katarit për këtë dhuratë, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik amerikan, transmeton Klankosova.tv.

Vlera e Boeing 747-8 është rreth 400 milionë dollarë, i cili më herët ka qenë pjesë e flotës private të familjes mbretërore të Katarit.

Avioni është modernizuar për nevojat presidenciale të ShBA-s, duke u pajisur me sisteme të avancuara komunikimi, siguri të lartë dhe teknologji mbrojtëse.

Latest news
Related news