Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga mbytja në det nga shërbimet e Policisë Kufitare në Ksamil, pasi skafi me të cilin po lundronin u përfshi nga kushtet e rënduara atmosferike.
Ngjarja, siç thotë Policia e Shtetit, ka ndodhur gjatë patrullimit të efektivëve të Njësisë Speciale Delta, të angazhuar në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë.
Gjatë kontrollit në zonën e Ksamilit, ata konstatuan një skaf të marrë me qira nga dy shtetas ukrainas, i cili po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe motit të keq,
“Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg. Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit”, thotë policia shqiptare. /Klankosova.tv



