Aksident mes një veture e motoçiklete te Mensa e Studentëve në kryeqytet

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete tek Mensa e Studentëve në kryeqytet.

Bazuar në fotografinë nga vendi i ngjarjes, shihet se lëndime ka marrë motoçiklisti, i cili ka mbetur i shtrirë në tokë, por se nuk dihet për gjendjen e tij, transmeton Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në polici dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

The post Aksident mes një veture e motoçiklete te Mensa e Studentëve në kryeqytet appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news