Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të akuzuar për spiunazh

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas aktakuzës, Jevtiq, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë,  dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, veprimet e pretenduara të të pandehurit kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.

 

Nën përcjelljen e IPK-së, i dyshuari për spiunazh dërgohet me pranga në gjykatë (VIDEO)

“Policia e Kosovës është goditur nga lufta hibride”, kush është Bojan Jevtiqi, polici i arrestuar për spiunazh?

Latest news
Related news