Aktorja Amanda shqetëson fansat në Met Gala, a qajti në tapetin e kuq?

Amanda Seyfried ka ngritur shqetësime te fansat pasi u shfaq me sy të përlotur në Met Gala.

Aktorja 40-vjeçare u pa teksa bisedonte me gazetarët për mundësinë e një filmi të tretë të “Mamma Mia”, duke kujtuar me emocione suksesin e projekteve të mëparshme.

Reagimet në rrjet nuk munguan, me shumë fansa që pyesnin nëse ajo ishte duke qarë gjatë intervistave në tapetin e kuq.

Megjithatë, pavarësisht momentit emocional, Seyfried tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante, e veshur me një fustan princeshe të personalizuar dhe bizhuteri luksoze. /Klankosova.tv

Latest news
Related news