Arsenali pranë transferimit të talentit 16-vjeçar

Arsenal është shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e talentit 16-vjeçar të Leicester Cityt, Jeremy Monga.

Sipas raportimeve në mediat britanike, londinezët janë gati të paguajnë rreth 10 milionë funte për anësorin e ri, i cili konsiderohet një nga talentët më premtues në futbollin anglez, transmeton Klankosova.tv.

Për Mongan kanë shfaqur interesim edhe disa klube të tjera të Premier League, por Arsenali aktualisht është në avantazh./ Klankosova.tv

Latest news
Related news