Alarm te PSG për Dembelen, por sinjalet e para janë pozitive para finales së Championsit

Ousmane Dembele ka shqetësuar PSG-në dhe tifozët francezë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Paris FC, vetëm pak ditë para finales së madhe të Champions League kundër Arsenalit.

Sulmuesi francez u zëvendësua që në minutat e para për shkak të shqetësimeve në pulpën e këmbës së djathtë, duke ngritur menjëherë frikën se mund ta humbasë finalen në Budapest.

Megjithatë, raportimet e fundit nga mediat franceze dhe angleze tregojnë se lëndimi nuk duket serioz.

Trajneri Luis Enrique ka tentuar të qetësojë situatën, duke deklaruar se bëhet fjalë më shumë për lodhje muskulare sesa për një lëndim të rëndë, transmeton Klan Kosova.

PSG ka konfirmuar se Dembele po merr trajtim të specializuar për shqetësimin në pulpë, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ai do ta humbasë finalen e Champions League.

Sipas mediave pranë klubit parisien, optimizmi është i madh që francezi do të jetë gati për ndeshjen ndaj Arsenalit, edhe pse ditët në vijim do të jenë vendimtare për rikuperimin e tij.

Latest news
Related news