Punimet për ndërtimin e bazës logjistike “Endurance”, e cila pritet të ketë rol të rëndësishëm në operacionet humanitare dhe proceset e rimëkëmbjes, po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Ecurinë e projektit e ka inspektuar nga afër ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, gjatë një vizite në terren, ku u njoftua për fazën aktuale të zhvillimit të punimeve.
Sipas njoftimit të Bordit të Paqes të publikuar në platformën “X”, kjo bazë logjistike do të shërbejë si një qendër kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), duke ofruar mbështetje në furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim të forcave gjatë misioneve të tyre.
“Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, inspektoi ecurinë e punimeve në Bazën e Mbështetjes Logjistike ‘Endurance’, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe për ISF-në për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim gjatë mbështetjes së përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare”, thuhet në njoftim.
Bordi i Paqes nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me afatet e përfundimit të projektit apo kapacitetet operacionale të bazës, ndërsa pritet që informacione më të hollësishme të bëhen publike në fazat e ardhshme të zhvillimit të saj.
Kosovo Ambassador, @InesDemiri1 inspects the construction progress at Life Support Area Endurance, which will serve as vital waypoint for ISF to refit while supporting restoration & humanitarian efforts. #BoP #Gaza #StabilityStartsHere #Kosovo pic.twitter.com/MexT531AE5
— Board of Peace (@BoardOfPeace) June 18, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



