Sot po mbahet parada e kampionëve të NBA-së, New York Knicks.
Knicks arritën të sjellin titullin në New York pas mbi pesë dekadash në mënyrë heroike, pasi mposhtën 4-1 San Antoio Spurs.
Yjet e skuadrës si Jalen Brunson, Karl-Anthony Towns, Josh Hart, OG Anunoby e Mikal Bridges nuk kishin se si të mungonin në autobusin e fitimtarëve.
Pjesë e paradës ishin edhe yjet e gjeneratave të mëparshme të Knicks si Patrick Ewing e Rick Brunson.
Në paradë janë edhe yje si Spike Lee, Josh Safdie, Timothy Chalamet, Ben Stiller, Walter Frazier, Tracy Morgan, Fat Joe.



