Është arrestuar një person në Han të Elezit, ku i njëjti ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit” me dënim me burg në kohëzgjatje prej 120 ditësh.
Policia ka njoftuar se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Më 18.06.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë së stacionit policor në Han të Elezit, gjatë patrullimit në fshatin Paldenicë, ka ndaluar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës”.
“I arrestuari, me inicialet I.A., ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit” me dënim me burg në kohëzgjatje prej 120 ditësh. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv



