RB Leipzig ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Liverpooli për talentin Yan Diomande.
Klubi gjerman nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin me kushtet aktuale dhe synon të përfitojë një shumë edhe më të lartë.
Sipas raportimeve, oferta e “The Reds” përbëhej nga 90 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, por kjo nuk ka mjaftuar për të bindur Leipzigun.
Drejtuesit e klubit besojnë se vlera e lojtarit mund të arrijë deri në 120 milionë euro, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës.
Ndërkohë, Leipzig pret që në garë të futen edhe klube të tjera të mëdha evropiane, përfshirë PSG-në, gjë që mund të rrisë më tej çmimin e mesfushorit premtues./Klankosova.tv



