Si e mbijetuar u bë zë e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. E tash Vasfije Krasniqi-Goodman po i fton edhe të tjerët si ajo, të mos heshtin.
Por sipas saj, në këtë drejtim duhet ende punë, raporton Klan Kosova.
Thirrja u bë të enjten në konferencën për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, në kryeqytet që sivjet pati temën “Së bashku për njohje dhe mbështetje”.
Këto krime, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se nuk u morën seriozisht nga organizatat e huaja.
Kronika më poshtë ju sjell detaje:



