Ancelotti gojën plot mjaltë për Endrickun

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur për njërin prej yjeve të kombëtares, Endrickun.

Ai tha për brazilianin se është tepër i durueshëm dhe i pjekur për moshën e vet.

“Endricku është një talent i jashtëzakonshëm. Brazili do të nxjerrë më të mirën e cilësive të tij në këtë Kupë Bote dhe në tjetrën”, ka deklaruar italiani.

“Ai është i durueshëm, nuk nxiton, tepër i pjekur për moshën që ka. Këto janë aspekte të rëndësishme”.

“Edhe familja i rri afër, dhe duken të jenë po ashtu të durueshëm”.

Latest news
Related news