Anglia i shënon Francës në ndeshjen për të bronztën e Botërorit

Kombëtarja e Anglisë ka kaluar shumë shpejt në epërsi në përballjen ndaj Francës, e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.

“Tre Luanët” gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e tretë të takimit, kur Declan Rice realizoi një gol të bukur, duke i dhënë avantazhin skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel, raporton Klankosova.tv.

Kjo përballje përcakton fituesin e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, me të dyja kombëtaret që synojnë ta mbyllin turneun me një fitore.

Latest news
Related news