Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Rame Lahaj”, mbrëmjen e së shtunës në Istog po mbahet një koncert kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Në parkun e qytetit të Istogut kanë filluar të jehojnë këngët e Bilbilit të Kosovës, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur për të ndjekur këtë mbrëmje artistike.
Aktiviteti organizohet në kuadër të edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj”.
Në skenë kanë performuar artistë të njohur, duke sjellë interpretimet e këngëve më të njohura të Nexhmije Pagarushës.
Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, tha se Istogu, si vendlindja e tenorit Rame Lahaj, është nikoqir i kësaj mbrëmjeje të veçantë, e cila organizohet për të nderuar jetën dhe veprën e Bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
“Kjo është e para e llojit të vet që organizohet pikërisht këtu në Istog”, tha Bajrami.



