Ankesa e prishtinasve: Nuk pinë ujë me mangan, fatura nuk u ul (VIDEO)

Për 27 ditë në muajin shtator nuk e përdorën ujin për pije.

Rritja e përqindjes së manganit në liqenin e Badovcit, i penalizoi të gjithë banorët që furnizohen përmes ujësjellësit ‘’Prishtina’’.

Meqë nuk mundën ta shfrytëzojnë për konsum dhe ushqim, qytetarët u desh të blejnë ujin për këto nevoja.

Përkundër kësaj, faturat KRU Prishtina ua dërgoi me çmimet e njëjta sikur muajt e kaluar.

Dikush është i mendimit se këtu ka qenë e nevojshme ulja e tarifës. Por nga ujësjellësi, topin po e gjuajnë të autoriteti rregullativ i ujit.

Klani ka kërkuar sqarim për këtë edhe nga ARRU, por të njëjtit nuk kanë kthyer asnjë përgjigjje.

 

The post Ankesa e prishtinasve: Nuk pinë ujë me mangan, fatura nuk u ul (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news