Temperaturat e larta shkaktojnë thatësira të mëdha në Francë

Rreth një e katërta e lumenjve të vegjël të Francës janë tharë tashmë, ndërsa vendi përballet me atë që mund të shndërrohet në një thatësirë ​​më të rëndë se ajo rekord e verës së vitit 2022. Këtë e bëri të ditur të premten një hidrologe nga Qendra Kombëtare për Kërkime Shkencore e Francës (CNRS).

“Njëzet e pesë për qind e lumenjve të vegjël në Francë janë aktualisht të tharë. Ky është një nivel që e tejkalon ndjeshëm ecurinë e zakonshme të thatësirave,” tha për “France Inter” Agnes Ducharne, hidrologe dhe studiuese në CNRS, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.tv.

Ducharne theksoi se, me përjashtim të rezervave të ujërave nëntokësore, të gjithë treguesit e thatësirës janë tashmë më të rëndë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

“Të gjithë treguesit paralajmërojnë një thatësirë ​​të jashtëzakonshme”, tha Ducharne, duke shtuar se situata aktuale “ka gjasa të përkeqësohet deri në fund të sezonit.”

Ajo shpjegoi se gjendja e ujërave nëntokësore mbetet më pak kritike krahasuar me vitin 2022, falë reshjeve të dendura gjatë dimrit, por shtoi se treguesit e thatësirës sipërfaqësore janë përkeqësuar shumë më shpejt këtë vit.

Latest news
Related news