Policia Rajonale e Ferizajt i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e tyre.
Sipas Policisë, çdo zjarr, qoftë i shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia, mund të rrezikojë jetën e njerëzve, të shkaktojë dëme materiale dhe të dëmtojë mjedisin.
Policia ka kërkuar që të shmanget djegia e mbeturinave, barit të thatë, sipërfaqeve bujqësore dhe pyjore, si dhe çdo veprim tjetër që mund të çojë në shkaktimin e zjarreve.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj çdo personi që shkakton zjarr, me dashje ose nga neglizhenca. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies apo çdo situatë që mund të paraqesë rrezik”, thuhet nga Policia./Klankosova.tv



