Ardian Krasniqi pas mbrojtjes së titullit WBO: Kjo natë ishtë për të gjithë shqiptarët!

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme, duke mbrojtur me sukses titullin WBO Intercontinental dhe duke u shpallur edhe kampion evropian, pas fitores ndaj kroatit Vinko Zadro në një meç të zhvilluar deri në 12 raunde.

Me këtë triumf, Krasniqi e çon bilancin e tij perfekt në ring në 13 fitore në po aq meçe, duke mbetur i pamposhtur në karrierën profesioniste, transmeton Klankosova.tv.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai ka reaguar me një mesazh emocional, duke e cilësuar këtë sukses si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij dhe duke ia dedikuar fitoren tifozëve shqiptarë, familjes dhe mbështetësve të tij.

“Çfarë nate magjike! Kjo natë ishte për të gjithë shqiptarët! U shpalla kampion Evrope dhe mbrojta me sukses titullin tim WBO Intercontinental. Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve që më dhatë forcë dhe besuat tek unë,” ka thënë Krasniqi.

 

Latest news
Related news