Ambasada amerikane në Prishtinë është bërë gati për t’i pritur të ftuarit që do të marrin pjesë në kremten e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Për festën që do të shënohet në kryeqytetin e Kosovës, ambasada amerikane ka shpërndarë pamje nga ambientet e saj.
Një prej elementeve që bie në sy është një flamur gjigant i SHBA-së i vendosur në pjesën ballore të ndërtesës së ambasadës.
Gjithashtu, në pjesët e tjera bashkë me flamuj amerikanë, janë edhe ata të Kosovës.
Aty është bërë gati edhe pjesa e foltores, në të cilën do të mbahen fjalime.
“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, është njëra nga pjesët e përshkrimit të postimit të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. /Klankosova.tv



