Arifi: SHBA-ja është shumë afër arritjes së tri objektivave strategjike në Iran

Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, ka vlerësuar se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit nuk ka qenë vetëm në funksion të sigurisë së Izraelit, por është udhëhequr nga interesa më të gjera strategjike amerikane.

Arifi në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se objektivat e SHBA-së lidhen me dominimin në tregun global të energjisë dhe kufizimin e ndikimit të Iranit në rajon.

“Koha e tregoi se intervenimi në Iran nuk ishte për Izraelin, por për qëllimet amerikane, për dominimin në energji dhe për dominimin në botë për çmimin e energjisë, të naftës. Sidomos duke e marrë parasysh një Iran të fortë, me ndikim në Ngushticën e Hormuzit dhe që është në shërbim të Rusisë dhe Kinës, ka paraqitur rrezik permanent për interesat e SHBA-së”, deklaroi Arifi në Rubikon.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se Uashingtoni është afër realizimit të tri objektivave të saj strategjike në raport me Iranin.

“Jemi në fazën ku duket që Irani po qëndron, por në fakt, nëse e shikon përmbajtjen e marrëveshjes 14-pikëshe, atëherë shihet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë afër arritjes së tri objektivave të saj strategjike. Një është largimi i çdo përpjekje të ndërtimit të armëve nukleare që është esenciale, e dyta që në kohë afatgjate Irani të mos paraqes asnjë rrezik për stopimin e pengimin kur është në pyetje ngushtica e Hormuzit. Dhe e treta që është më e vështira me u realizu, pasi që me këtë i humbë fuqia Iranit si forcë rajonale, marrëveshje me të cilën përfundon mbështetja financiare dhe ushtarake”, tha më tej Arifi./Klankosova.tv

Latest news
Related news