Arne Slot konfirmon të ardhmen, mbetet te Liverpool edhe sezonin e ardhshëm

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka bërë të ditur se do të vazhdojë në krye të “The Reds” edhe për edicionin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve të shumta për largimin e tij.

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë sërish teknikut holandez, ndërsa vetë Slot ka deklaruar se është i bindur se Liverpooli do të jetë “një ekip tjetër sezonin e ardhshëm”.

Sipas raportimeve të Sky Sports, Slot pritet të mbetet në “Anfield” edhe për sezonin 2026/27, teksa klubi po planifikon ndryshime të mëdha gjatë verës në afatin kalimtar.

Pas një sezoni zhgënjyes, ku Liverpool mbeti jashtë garës për trofe, trajneri holandez ka premtuar reagim dhe rikthim më të fortë në edicionin e ardhshëm.

Latest news
Related news