Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në kuadër të hetimeve për vjedhjen e një motoçiklete të ndodhur më 23 maj 2026 në Prishtinë.
Sipas Policisë, të arrestuarit janë Gj.K. (35) dhe D.B. (21), transmeton Klankosova.tv.
“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia ./Klankosova.tv



