Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vjedhjen e rëndë që ndodhi mes datave 19-21 prill 2025, në rrugën “Mithat Frashëri” në Pejë, ku nga një shtëpi e mbyllur përkohësisht janë vjedhur gjësende me vlerë rreth 100 mijë euro.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se gjatë një bastisjeje të realizuar më 21 prill rreth orës 23:00, në tri lokacione të ndryshme, është arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë vjedhje të rëndë të planifikuar.
Operacioni është udhëhequr nga Sektori i Hetimeve Rajonale dhe Krim-Teknika Rajonale, në bashkëpunim me NJRHSH dhe patrullat e Pejës dhe është kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Gjatë bastisjes janë gjetur disa sende të dyshuara si të vjedhura, përfshirë ora dore dhe gjësende të tjera me vlerë, të cilat pritet të identifikohen nga viktima.
I dyshuari është arrestuar në afërsi të shtëpisë së tij gjatë përpjekjes për t’u larguar dhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit.
Hetuesit janë të bindur se vjedhja nuk është realizuar vetëm nga ky i dyshuar, por edhe me ndihmën dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejme.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



