Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.
Viktima, Blerim Lena nga Maqedonia e Veriut, ndodhej në paraburgim për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, raporton TopChannel.
Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.
Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.



