Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kampionatit Botëror të dielen më 19 korrik.
Skuadra e Lionel Scalonit, triumfoi përballë Anglisë, duke e përmbysur rezultatin nga 1:2.
Ishin “Tre luanët” ata që krijuan fillimisht epërsinë përmes Anthony Gordon në minutin e 55-të.
Por, “Albiçelestët” nuk u dorëzuan deri në fund duke e dashur fitoren më shumë.
Rezultati fillimisht u barazua nga Enzo Martinez në minutin e 85-të, kurse “vulën” ndeshjes ia dha Lautaro Martinez.



