Arrestohet i mituri në Gjirokastër, tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor

Një i mitur është arrestuar në Gjirokastër, nën dyshimin se tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor.

Sipas policisë, 16-vjeçari kishte tentuar të vidhte një shumë parash, duke përdorur një armë zjarri.

Policia bëri të ditur se i dyshuari akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë mbetur në tentativë”, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

The post Arrestohet i mituri në Gjirokastër, tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news