Arsenal ka përmbyllur me sukses transferimin e mesfushorit danez Christian Nørdgaard nga Brentfordi, në një marrëveshje me vlerë rreth 11 milionë euro.
Klubi londinez dhe lojtari kanë arritur gjithashtu akordin për kushtet personale, ndërsa Brentford i ka dhënë dritën jeshile për testet mjekësore, njofton gazetari Fabrizio Romano.
Nordgaardi pritet të zëvendësojë Thomas Parteyn, i cili është afër largimit nga “Emirates”.
Ky transferim vjen pas afrimeve të tjera të rëndësishme si Zubimendi dhe Kepa, duke konfirmuar ambiciet e klubit për sezonin e ardhshëm në Premier League dhe Evropë.
The post Arsenali arrin marrëveshje për Christian Nordgaardin appeared first on Klan Kosova.



