Nazarko: Kosova ka rrugë të gjatë për në NATO, por jo të pamundur (VIDEO)

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se Kosova nuk mori pjesë në samitin që u mbajt në Ankara për shkak të jostabilitetit politik dhe institucional.

Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është në interes të kësaj aleance ushtarake, transmeton klankosova.tv.

“Mendoj që Kosova nuk mori pjesë për shkak të situatës politike dhe institucionale. Një shtet që funksionon mbi ushtrues detyre të kryeministrit e presidentit, ndoshta kjo është arsye pse Kosova nuk është përzgjedhur. Uroj që të mos ketë më votime brenda këtij viti, mendoj që duhet të përmbushen kushtet që i kanë formuluar edhe një pjesë e opozitës së Kosovës për të aplikuar, Kosova të marrë një status të caktuar brenda NATO-s apo të përmbush kushte të tjera për të qenë anëtar i asociuar. Mendoj që është interes i NATO-s ta ketë Kosovën, në një kuptim Kosova është pjesë e NATO-s për shkak që brenda territorit të saj janë të vendosura trupa të këtij misioni të udhëhequr nga Turqia, por do të ishte mirë që të bënte pjesë edhe institucionalisht”, tha Nazarko.

Kujtojmë se samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Latest news
Related news