Mesfushori francez Aurelien Tchouameni do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid edhe për shumë vite.
Sipas raportimeve të fundit, palët kanë arritur marrëveshje të plotë për një kontratë të re, e cila do ta mbajë Tchouamenin në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2031.
Zyrtarizimi i rinovimit pritet të bëhet së shpejti.
Në të njëjtën kohë, spekulimet për një transferim të mundshëm te Manchester United nuk kanë qenë asnjëherë pranë realizimit.
Arsyeja kryesore ishte paga e lartë e lojtarit, ndërsa Real Madridi nuk kishte ndërmend të hapte derën për largimin e një prej mesfushorëve më të rëndësishëm të skuadrës.



