Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy tyre, ndërsa i mituri është arrestuar nga policia pas ndërhyrjes së uniformave blu, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.
Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë ‘spiunimi’ i xhaxhait te babai i të miturit, pasi konsumonte lëndë narkotike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.



