Arsenali ia tregon Zubimendit dhomën e zhveshjes, fansat e tallin

Fansat e futbollit e kanë tallur transferimin e ri të Arsenalit, Martin Zubimendin.

Kjo pasi gazetari sportiv, Fabrizio Romano, e publikoi një fotografi te Zubimendit në dhomën e zhveshjes ku u pa vetëm fanella e tij.

Në postimin e Romano që mori mbi 79 mijë reagime e mbi 2 mijë e 700 komente,  një nga fansat e futbollit komentoi me përqeshje duke pyetur “A ka Arsenali dhomë të trofeve?”.

Një koment tjetër në fotografinë ku Zubimendi shihej duke hyrë në dhomën e zhveshjes ishte “Ai po i kërkon trofetë evropianë të Arsenalit”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa komenti tjetër ishte se “Arsenali i prezanton prurjet e reja duke ua treguar dhomën e zhveshjes, jo dhomën e trofeve”.

Arsenali i ka vetëm tre trofe të Premier League, të cilët i ka fituar në sezonet e largëta 1997, 2001 dhe 2003.

 

The post Arsenali ia tregon Zubimendit dhomën e zhveshjes, fansat e tallin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news