“Sport Marketing”: Uji në pishinën e Gërmisë, i pastër si loti

Më 7 korrik, kompania publike komunale e Kryeqytetit “Sport Marketing” njoftoi se Pishina e Gërmisë do të mbyllet përkohësisht deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

E të premten, kjo ndërmarrja tha se rezultatet e mostrave tashmë janë kthyer nga IKShPK, raporton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, del se uji në pishinë është i pastër.

“Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i pastër si loti”, u tha në njoftimin e ndërmarrjes.

NPL “Sport Marketing” ka falënderuar IKShPK-në për nxjerrjen e analizave “në kohë rekorde”.

Në njoftim u tha po ashtu se pishina e Gërmisë do të hapet qysh nga nesër, 11 korrik. /Klankosova.tv

Latest news
Related news