Spanja ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas fitores 2-1 ndaj Belgjikës.
Ishte sërish goli i Mikel Merinos që u inkuadrua prapë nga banka rezervë për t’ia sjellë fitoren kampionit të Evropës në minutën e 88-të.
Rezultati fillimisht u zhbllokua nga spanja pas gjysmë ore lojë kur Fabian Ruiz shënoi për Spanjën, por 11 minuta më vonë për belgët barazoi Charles De Ketelaere.
Gjysmëfinalja e Botërorit do të jetë “reprizë” e asaj të Evropianit, Francë – Spanjë, e në të cilën Spanja ngadhënjeu dhe eventualisht u shpall kampione e Evropës.



