Arsenali është shumë pranë goditjes së madhe të verës.
Mesfushori brazilian Bruno Guimarees ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin në “Emirates” dhe ka arritur marrëveshje me klubin londinez për një kontratë pesëvjeçare.
“Topçinjtë” tashmë po punojnë për të bindur Newcastle United, i cili vazhdon të kërkojë një shumë të majme për kapitenin e skuadrës. Ofertat e deritanishme janë refuzuar, por negociatat po vazhdojnë me ritme të shpejta.
28-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët më të kompletuar të Premier League dhe ardhja e tij do t’i jepte Arsenalit edhe më shumë cilësi në mesin e fushës për sezonin e ri.

