Ylli i Botërorit flet për të ardhmen e tij

Zbulimi i Kupës së Botës 2026, Vozinha, ka folur për të ardhmen e tij pas përfundimit të turneut.

40-vjeçari rrëmbeu zemra në mbarë botën me paraqitjet e tij për kombëtaren modeste të Kepit të Gjelbër.

“Mendoj se gjëja e parë që dua të zgjidh është e ardhmja ime, sepse e dua futbollin”, ka thënë Vozinha.

“Fakti që jam ende këtu në moshën 40-vjeçare është sepse kam një pasion të madh për këtë lojë.”

“Dua të vazhdoj të luaj edhe një ose dy vjet të tjera, pastaj do të shoh si do të ndihet trupi im dhe si do të reagojë”.

“Shpresoj të gjej një klub që më dëshiron për atë që jam si futbollist, jo për arsye marketingu”.

Latest news
Related news