Arsenali ka arritur marrëveshje me Brentfordin për mesfushorin Christian Nodgaard.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Nodgaard do t’i kushtojë Arsenalit 11 milionë euro.
“Marrëveshja është finalizuar mes klubeve pas një oferte prej 11 milionë eurosh të dërguar sot, dhe kushtet personale janë gjithashtu dakord me lojtarin”, tha Romano, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, bëhet e ditur se Brentfordi e ka autorizuar lojtarin për testet mjekësore, pasi ai do të jetë zëvendësimi për Thomas Partey.
The post Arsenali nënshkruan me mesfushorin Christian Nodgaard appeared first on Klan Kosova.



