Arsimi në kryeqytet: Gjysma e shkollave të pasigurta (VIDEO)

Shtatë muaj inspektime iu nxorën punë për tri vitet e ardhshme.

Gjysma e shkollave në Prishtinë, s’iu ofrojnë siguri nxënëseve, kështu të paktën po thonë gjetjet nga terreni, në raportin e hartuar nga ekspertë të fushës e komuna, raporton Klan Kosova.

Dokumentin të cilin e ka siguruar Klan Kosova, tregon se shumë shkolla s’ofrojnë qasje për persona me nevoja të veçanta dhe nuk garantojnë sigurinë e minorenëve. Ngase rojet e tyre s’janë të trajnuar që të ofrojnë mbrojtje në ambiente të tilla.

Përveç kësaj 32 institucione arsimore, nuk kanë kamera funksionale, iu mungon higjiena e standardet kundër zjarrit, madje në 80%  të aparatet për të i kanë me afat të skaduar.

Që këto të rregullohen u rekomandua që puna të nisë shpejt.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni kronikën e mëposhtme:

Latest news
Related news