Dy raste të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë janë raportuar dje në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë ka ndodhur në mëngjes në Prishtinë, ku një njësi policore ka ndaluar një automjet, pasi shoferi kishte kryer kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në më shumë se një rast.
Pas shqiptimit të tiketës dhe konfiskimit të patentë shoferit, i dyshuari ka kanosur me fjalë zyrtarin policor.
Ai është arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 19:19 në Buriëë të Podujevës, ku një i dyshuar lidhur me një rast ngacmimi, i cili ndodhet në kërkim policor, raportohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë.
“Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, thotë Policia tutje në raport./Klankosova.tv



