Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e dytë të vitit 2026 (prill–qershor), duke treguar rritje të çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore është rritur për 6.3 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025.
Rritja më e madhe është regjistruar te prodhimet bimore, çmimet e të cilave janë rritur për 10 për qind, ndërsa prodhimet blegtorale kanë shënuar rritje prej 2.9 për qind.
ASK bën të ditur se të dhënat janë mbledhur në tregje, ferma dhe vende të tjera ku tregtohen prodhimet bujqësore në Kosovë.
Indeksi përfshin çmimet e prodhimeve bimore, si drithërat, bimët foragjere, perimet, patatet dhe pemët, si dhe prodhimet blegtorale, përfshirë gjedhët, delet, derrat, pulat, qumështin, vezët dhe mjaltin.
Sipas ASK-së, këto të dhëna pasqyrojnë ecurinë e çmimeve të prodhimeve bujqësore në vend gjatë periudhës prill–qershor 2026.

