Atletico Madrid synon “yllin” e Man Cityt

Atletico Madrid po përgatit një lëvizje të madhe në merkato, duke synuar mesfushorin e Manchester Cityt, Tijjani Reijnders.

Sipas mediave spanjolle, Diego Simeone e sheh holandezin si përforcimin ideal për të përforcuar mesfushën dhe për të rritur kreativitetin në lojën e ekipit, transmeton Klankosova.tv.

Transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi City e konsideron lojtarin pjesë të rëndësishme të projektit të tij.

Megjithatë, Atletico është gati të provojë me një ofertë serioze për të bindur klubin anglez.

Latest news
Related news