“Autobusi kalon por s’i merr udhëtarët”, tri fshatra të Podujevës mbesin pa transport, paralajmërohet protestëSinjali

Shoqata e Transportit Prishtinë – Podujevë ditën e djeshme pezulloi përkohësisht aktivitetin e saj për shkak, siç thanë, “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit”. 

Në një deklaratë zyrtare, shoqata theksoi se situata është pasojë e veprimeve të fundit të Komunës së Prishtinës, e cila ka lëshuar linja të reja transporti, duke shkelur procedurat ligjore.

Sipas shoqatës, këto veprime kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, duke rrezikuar vendet e punës për shumë persona që varen nga ky sektor.

Së fundmi, pas një mbledhje që u mbajt në Komunën e Prishtinës, u mor vendim që linja numër 13 (Besart Lines) të marrë udhëtarë në fshatin Sharban, linjë që i përfshin tri fshatra të tjera (Halabak, Terrnavë dhe Bellopojë), por që i ndalohet të marrë dhe të zbres udhëtarë në këto stacione (fshatra).

Lajmi u bë i ditur nga një njoftim i kompanisë “Besart Lines”.

Si pasojë e kësaj, është paralajmëruar edhe protestë në fshatin Lluzhan, të hënën, ku do të bllokohet rruga prej tre fshatrave, për arsye se janë tërhequr nga transporti dhe nuk e merr asnjë udhëtar në këto tre fshtra.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news