Një burrë nga Miçigani i ShBA-së mori dhuratën më të veçantë për ditëlindje nga i biri – një biletë lotarie që rezultoi fituese e 1.1 milion dollarëve.
Bileta u ble në dyqanin Liquor Land në Eastpointe, vend me rëndësi të veçantë për familjen.
“Nuk blej shpesh bileta, por kur e bëj, gjithmonë i marr atje, sepse mbaj mend që babai im blinte bileta aty kur isha fëmijë”, tha djali.
Kur babai kontrolloi biletën pas shortit të Lotto 47, mezi e besoi fatin e tij. Tani, ai dhe i biri planifikojnë t’i përdorin paratë për të shlyer borxhet dhe për të investuar në një biznes.
“Një dhuratë e paharrueshme për babanë” komentoi komisionerja e lotarisë së Miçiganit, Suzanna Shkreli.
“Të fitosh jackpot dhe ta ndash me familjen është diçka e paçmueshme!”, theksoi ajo.
The post Babai fiton 1.1 milion dollarë nga bileta që i dhuroi djali appeared first on Klan Kosova.



