Bad Bunny ka zbuluar reagimin emocional që pati kur takoi për herë të parë, aktorin Adam Sandler.
Reperi 31-vjeçar u shfaq së bashku me yllin në episodin e së martës të “Late Night With Seth Meyers”. Gjatë paraqitjes së tyre, Bad Bunny foli hapur për ndjesinë që ndjeu kur takoi komedianin 58-vjeçar, për herë të parë.
“Do të thoja se u takuam përmes mesazheve me tekst. Por, herën e parë që e pashë, ishte në një ndeshje të Lakers”, zbuloi Bad Bunny.
Sipas Adam, vajza e tij e njohu reperin dhe i tregoi Bad Bunnyn nga ana tjetër e fushës.
“Kur ai më pa, i thashë: “Vëlla, qava”, rrëfeu Bad Bunny, duke thënë se u përpoq të mbante lotët.
Ai vazhdoi duke thënë se ishte “pak i dehur”, gjë që mund të ketë ndihmuar në nxjerrjen në pah të reagimit emocional, transmeton Klankosova.tv.
The post Bad Bunny pranon se qau pasi takoi Adam Sandler për herë të parë appeared first on Klan Kosova.



