Ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është zgjedhur sot kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ajo mori mbështetje të gjerë ndërkombëtare duke siguruar 167 vota nga gjithsej 193 vende anëtare të OKB-së.
Zgjedhja e Baerbock u shoqërua me përpjekje nga Rusia për ta penguar atë duke kërkuar që procesi të zhvillohej përmes një votimi të fshehtë. Megjithatë, shumica dërrmuese e shteteve refuzuan kërkesën ruse dhe dhanë mbështetje të hapur për 44-vjeçaren gjermane.
Ndërsa posti i kryetares së Asamblesë së Përgjithshme nuk ka fuqi ekzekutive të lartë, ai bart një rol të rëndësishëm diplomatik, pasi përfshin kontakte dhe koordinim me të gjitha vendet anëtare të OKB-së.
Kosova, për fat të keq, mbetet ende jashtë Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të marrë pjesë si shtet votues në këto procese ndërkombëtare. /Kosova.info/



